Mimoza Kusari-Lila nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, thotë se është momenti i fundit që Partia Demokratike e Kosovës të shkojë në opozitë.
Ajo ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-së duhet t’i jepet goditje e madhe që e çon në opozitë “në mënyrë që të marrin frymë institucionet e vendit”.
“Është momenti i fundit që PDK të shkojë në opozitë, pas dhjetë vjet qeverisje dhe pas humbjes së kredibilitetit të shtetit deri në atë pikë që të kemi probleme kaq serioze me shtetësinë e Kosovës. Mendoj se kërkohet reformim i thellë i PDK-së dhe të hiqen e të marrin frymë institucionet e vendit”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.
Sa i përket kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, Kusari-Lila ka vlerësuar se ai ka përvojën më të madhe institucionale në krahasim me kandidatët tjerë Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...