Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti tha sot në Viti se Vetëvendosja nuk e do thjesht fitoren, por ndryshimin në Kosovë.
Sipas tij ky ndryshim është i mundshëm vetëm nëse fiton Vetëvendosja.
Kurti tha se populli i Kosovës meriton të qeveriset nga njerëz të mençur, punëtorë, të guximshëm dhe të ndershëm.
Sipas tij këta njerëz gjenden në Vetëvendosje.
Kurti në këtë tubim që po mbahet në kuadër të fushatës zgjedhore tha se rinia është me Vetëvendosjen, por sipas tij jo vetëm rinia por të gjithë duhet të bëhen me Vetëvendosjen.
Qytetarëve në Viti iu ka drejtuar edhe Salih Salihu, i cili është nga kjo komunë. Salihu në mandatin e kaluar ka qenë deputet ndërsa edhe kësaj radhe garon në listën zgjedhore.
Ai tha se pas 11 qershorit me qeverisjen e VV-së Vitia do të trajtohet ndryshe dhe me dinjitet.
Ndërsa Donika Kadaj tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë ajo që do t’ua kthejë shpresën të rinjve të Kosovës.
Simpatizantëve në Viti me një fjalim i është drejtuar edhe kandidati për deputet Ismajl Kurteshi. Ai tha se për 12 vjet Vetëvendosje është përballur me të keqen.
Përveç në Viti, Vetëvendosja mban tubime zgjedhore edhe në Deçan, Fushë Kosovë, dhe Skënderaj.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses