Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur fushatë zgjedhore në komunën e Mitrovicës.
Gjatë këtij tubimi u prezantua kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kandidatët për asamblistë, shkruan arbresh.info.
Ishte Agim Bahtiri ai i cili mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku theksoi se mbështetja e qytetarëve të Mitrovicës do t’i ofroj atij edhe një mandat.
“Kur isha para katër viteve këtu, shumë njerëz nuk besoni se do të fitoj, por përkrahja juaj më ka bërë mua kryetar, jam krenar qe jam i juaji, por ju betohem se edhe ju do jeni krenar me mua, sepse po përmendem vetëm për të mirë”, tha Bahtiri.
Bahtiri premtoi se do të punoj shumë për Mitrovicën, ashtu siç kam punuar deri më tani duke siguruar një qetësi absolute në Mitrovicë dhe korrupsion zero.
Në mes të tjerash Bahtiri shtoi se në mandatin e tij nuk ka vend për kriminelë, dhe se çdo centë i qytetarëve do të ruhet mirë dhe do të investohet aty ku duhet.
Ai po ashtu ftoi të gjithë qytetarët e Mitrovicës për përkrahje që ai të fitojë bindshëm qysh në raundin e parë./arbresh.info/
http://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1560800777318342/
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...