Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosja, Shpend Ahmeti pas hapjes së fushatës elektorale, ka treguar edhe prioritet e tij për këtë komunë. Përmes slloganit “Jepi krahë Prishtinës” ai ka treguar planprogramin prej 60 faqeve.
Ahmetit tha se Vetëvendosja është i vetmi opsion i majtë në Kosovë, të cilët do e ngjallin kryeqytetin.
“Vetëvendosja është i vetmi opsion i majtë në Kosovë, që kanë të bëjnë me pagesat ndryshme e me strehime te shumta. Po ashtu duke ndalë ndërtimet pa leje. Tash jemi në fazën e stabilizimit të këtyre gjërave. Programi jonë është 60 faqesh në 10 fusha e 100 zotime. I kemi rrit ambiciet tona për Prishtinën dhe çdo zotim është i kostuar duke e ditur sa na kushton në buxhet”, tha Ahmeti.
Ai po ashtu tregoi katër prioritet e tij kryesore, të cilat kanë të bëjnë me pastërtinë e lagjeve të Prishtinës, sportin e rekreacionin, parkingjet dhe pedonalet dhe shëndetin e mirëqenien sociale.
Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të ...
Sorensen takon njerëzit e kancelarit Merz: Diskutuam për nor...
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin “Yale” në ...
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën...
Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika në Gjermani
Rama thotë se po rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare pë...