Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani ka mbajtur një tubim elektoral me gratë dhe vajzat, në ditën e parë të Muajit Rozë.
Në këtë tubim, Osmani ka prezantuar 13 kandidate gra për asamblistë në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Një takim elektoral i mrekullueshëm me vajzat dhe gratë tona, i organizuar pikërisht në ditën e parë të Muajit Rozë – muajit të fushatës parandaluese për luftën kundër kancerit të gjirit. Sonte prezantuam me krenari 13 kandidatet tona femra, të cilat me profesionalizëm, integritet dhe pasion po japin maksimumin për fitoren e madhe më 12 tetor”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook.
“Në këtë takim u prezantua edhe programi ynë qeverisës për familjen dhe gruan, një vizion i qartë që garanton më shumë mbështetje, siguri dhe mundësi të barabarta për të gjitha. Ky bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që na pret”, tha Osmani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...