Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka përmendur dy investime strategjike që sipas tij do të përmirësonin situatën me ujë të pijshëm në kryeqytet.
Ai ka thënë se janë dy investime strategjike që e zgjidhin këtë problem, ku ka përmendur rehabilitimin e kanalit që vjen nga Ujmani dhe investime në fabrikën e ujit në Shkabaj.
“Janë dy intervenime strategjike që duhet të bëhen për ta përmirësuar furnizimin me ujë të pijes në Prishtinë. E para kemi një kanal që vjen nga Ujmani është i Iber Lepencit që kalon nga fshatrat e drejtimit të Llapit, vjen deri Qagllavica pastaj në Gracanicë dhe në fund lidhe me “KRU Prishtina” deri te Badovci. Ky sistem kërkon rehabilitim të atij kanali që ekziston prej kohësh, po tash nuk është në shfrytëzim. Nëse e aktivizojmë këtë kanal, rritet automatikisht furnizimi me ujë i Badovcit rrjedhimisht edhe i fabrikës. Intervenimi i dytë fabrika në Shkabaj, zëvendësimi i filtrave”, ka thënë ai në tëvë1.
Çeku ka thënë se ky investim që sipas tij është në vlerë milionëshe trajton edhe çështjen e manganit në liqenin e Badocit.
Ai ka thënë se për këtë projekt do nis që në fillim të mandatit diskutimet me parterët, “KRU Prishtina” “Iber Lepencin” dhe Ministrinë e Ekonomisë
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...