Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Lipjanit, Adnan Rrustemi, ka thënë se kjo parti synon që ta ndryshoj qasjen e qeverisjes në këtë komunë.
Ai thotë se kjo qasje, duhet të ndryshojë që nga investimet në infrastrukturë, arsim e shëndetësi.
Tutje, ai thotë se nevojat e kërkesat e qytetarëve të Lipjanit i kanë kthyer në prioritete qeverisëse.
“Si nevojat, si kërkesat i kemi përkthyer në prioritete. Arsimi e infrastruktura janë në nivel të ulët, e ato investime që po bëhen, po bëhen për qëllime elektorale”, ka thënë Rrustemi në “Edicioni zgjedhor” në Klan Kosova.
Më tej, ai thotë se qeverisja e tanishme në Lipjan, e ka bërë orientimin e prioriteteve në mënyrë të gabuara.
“Qasja e qeverisë së shkuar ka qenë gabim. Orientimi i prioriteteve është i gabueshëm e po bëhet me motiv elektoral, ajo po bëhet me selektim të zonave të caktuara e cilësi e ulët e investimeve”, është shprehur Rrustemi, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, Rrustemi ka akuzuar pushtetin aktual në Lipjan, pasi që sipas tij e ka politizuar arsimin, duke thënë se “nuk ka drejtor shkolle që në një mënyrë ose tjetrën s’janë të lidhur me partinë në pushtet”.
Kandidati i VV-së për të parin e Lipjanit, thotë se ekonomia e këtij qyteti është e përqendruar në ndërmarrje të vogla e orientimi ekonomik duhet të jetë aty.
“Ekonomia e Lipjanit është e përqendruar në ndërmarrje të vogla. Është e domosdoshme që orientimi të jetë tek ndërmarrjet e vogla. Do të mbështesim start-up gjithsesi, bizneset e prekura nga pandemia e bizneset e udhëhequra nga gratë”, është shprehur Rrustemi.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik