Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka prezantuar sot kandidatin e Vetëvendosjes për Prishtinën, ish-ministrin Arben Vitinë.
Ai gjatë një tubimi të VV-së në kryeqytet, u shpreh se për telashet që ka Prishtina, Arben Vitia është shëruesi i tyre.
”Prishtina ka shumë telashe, Beni është ilaçi për to”.
”Arben Vitia është një njeri modest. Nuk kemi kohë për konflikte të vogla e të kota, sepse Kosova duhet të ecë shpejt. Prishtina duhet të ecë përpara shpejt që të kapë vendet e rajonit”.
”Beni është qytetar i sinqertë dhe korrekt, një njeri që e mban fjalën. Kur ishte në ministri, asnjë ditë nuk doli në fushatë”.
”Asgjë nuk do të zgjas, derisa nuk dotë votojnë këtë vizion që të bën të kesh këtë qytet”.
”14 shkurtit i duhet 17 tetorit. Akoma jemi në fillim, kjo punë do të marrë shumë duar dhe shumë vite. Por ne mund, e do të arrijmë e do fitojmë së bashku”.
”Tani ua lë me ju, Arben Vitinë që do të na e shërojë kryeqytetin”.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4