Kryetari aktual i Podujevës që synon edhe një mandat, Shpejtim Bulliqi, ka shpalosur programin qeverisës të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Bulliqi në Edicionin Zgjedhor ka treguar në pika të shkurtra disa nga pikat e këtij programi.
“Ekspertët tanë kanë hartuar një planprogram të punës për mandatin katërvjeçar i cili mbështetet në fushat kryesore të qeverisjes lokale – duke filluar nga arsimi ku planifikohet të bëhet dixhitalizimi i të gjitha institucioneve shkollore, zhvillimi i kabineteve dhe laboratorëve nëpër shkolla, ndërtimi i dy sallave të edukatës fizike, renovimi dhe mirëmbajtja e të gjitha objekteve shkollore, rritja e cilësisë përmes trajnimeve për mësimdhënës dhe monitorimi i vazhdueshëm i procesit mësimor”.
“Te urbanizmi, qyteti do të ndërtohet në bazë të planit urbanistik të aprovuar. Do të bëjmë ndërtimin e rrugës “Skënderbeu” dhe “Xhemajl Mustafa” , ndërtimi i rrugës përgjatë lumit Llap deri tek magjistralja Besi – Podujevë”.
“Te shëndetësia – planifikojmë ndërtimimin e mjekësisë urgjente në pjesën periferike të qytetit të Podujevës. Pastaj qendrat e mjekësisë familjare do të furnizohen me të gjitha barnat e nevojshme esenciale, por edhe me aparaturë të nevojshme. Do të subvencionohen bujqit tanë në të gjitha shtyllat – tek zhvillimi ekonomik është ndërtimi i zonës industriale në periferi të qytetit të Podujevës themelimi dhe funksionalizimi i ndërmarrjeve publike për të kryer funksionet e shërbimeve publike dhe investimet dhe mbështetjet te turizmi malor”.
Tutje Bulliqi ka thënë që planprogramin më të mirë nga të gjithë kundërkandidatët e tij e kanë vetë Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne e kemi hartuar programin tonë dhe jemi vazhdimësi e punëve dhe projekteve që po i realizojmë në të gjitha fushat e nevojshme. Deri më tash kemi bërë punë të mirë në shëndetësi – është bërë një reformim relativisht i mirë si në aspektin e mbarëvajtjes së orarit dhe në aspektin e avancimit të shërbimeve për qytetarë duke i funksionalizuar në dy ndërrime shërbimet laboratorike por edhe shërbimin në shtëpi që është i nevojshëm për qytetarët tanë’.
“Programi më i mirë është ai program i cili e ka vazhdimësinë dhe ky programi i VV-së i cili e ka vazhdimësinë e punës e cila po bëhet. Shpresojmë që këtë program nga data 17 nëntor do të vazhdojmë ta jetësojmë”.
Kandidati për kryetar të Podujevës tha që qendrore është e nevojshme për qytetin e Podujevës.
“Domosdoshmërisht ngrohja qendrore është e nevojshme për qytetin e Podujevës, por ne para së gjithash duhet të kemi një burim energjie të cilin fatkeqësisht nuk e kemi. Ngrohja qendore me pelet nuk mund të funksionojë – pasi është një kapacitet shumë i madh”, u shpreh tutje ai.
Fenerbahce mposht Panathinaikosin dhe siguron finalen e Euro...
Një grua raportohet se ka therë me thikë disa persona në sta...
“Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjegu...
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh
Gjobitet shoferi i autobusit që voziti në kahun e kundërt të...
Real Madridi cakton datën se kur do ta prezantojë Xabi Alons...