Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka bërë disa premtime të reja për sektorin e shëndetësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza ka premtuar barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Jemi bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër. Jemi bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë!
1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;
100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;
50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;
Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;
Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;
Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;
Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.
Shëndetësia mundet ma mirë!/Arbresh.info
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...