Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Drenasit.
Hamza ka thënë se Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që meriton në qeverisjen e tij.
“Do të përfundohet rruga me katër korsi deri në Komoran, do ta realizojmë projektin e ujëmbledhësit të Vërbocit dhe do të bëjmë zgjidhje të përhershme për ujin e pijshëm. Do ta kthejmë përkrahjen e qeverisë për komunën e Drenasit me një projekt që ju e keni përzemër dhe ne ju garantojmë se ai do të realizohet dhe ai është stadiumi kombëtar në Drenas. Qysh tash Drenasi udhëheq në Kosovë me numrin më të madh të grave të vendosura në institucione si drejtoresha, duke tejkaluar madje edhe synimin e deklaruar të PDK-së 50/50. Këtë praktikë do ta përhapim në krejt Kosovën. Në çdo anë të Kosovës po shoh një mobilizim të jashtëzakonshëm, po shoh fytyra të buzëqeshura, njerëz që presin nga ne punë më të mira, sepse e dinë që ne realizojmë projekte të mëdha, e dinë që ne bëjmë edhe ndryshime të mëdha”, ka thënë Hamza./Arbresh.info
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...