Për çështje të fushatës Abbott i shkon në zyre edhe Fatmir Limajt

15:30 | 10 Shkurt 2021
M. A.

Ambasadori amerikan Nicholas Abbott ka ndarë me popullin kosovar disa fotografi të shkrepura sot me liderin e Nisma-s, Fatmir Limajn.

Abbott që disa ditë më parë ishte takuar edhe me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, ka deklaruar se ka pirë kafe këtë mesditë me z.Limaj.

“Ne diskutuam fushatën zgjedhore, e po ashtu edhe disa aspekte më teknike të procesit me Kreun e Misionit të Ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar.” – ka thënë z.Abbott.

Limaj udhëheq këtë fushatë zgjedhore partinë “Nisma Socialdemokrate” me sloganin “Me Çlirimtarët”

Shpërndaje në rrjete sociale