Kandidati për deputet nga AKR-Nisma-PD, Valdrin Lluka ka treguar se cilat do të jenë projektet kyçe sa i përket zhvillimit ekonomik në katër vitet e ardhshme nëse ky koalicion fiton zgjedhjet.
“Ne parashohim që nga viti i parë deri në vitin e tretë kanë me ndodh disa projekte të mëdha siç është privatizimi Telekomit, privatizimi i një pjese të Trepçës, rritja e energjisë së ripërtërishme, sidomos në çështjen e financave përmes Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim që vetëm e kemi nënshkruar një marrëveshje për blerje të energjisë që i hapë tregun për 300 milionë euro investime, rreth 100 milionë euro për efeçiencë të energjisë dhe në fund Kosova e Re që është 1. 3 miliardë euro investim, gjitha këto projekte në këto tri vite të ardhshme do ta rrisin GDP-në apo bruto produktin vendor për 2% shtesë aq sa e kemi 4.2% aktualisht do të shkon në 6.2%, në vitin e tretë do të kemi investimet e para të huaj serioze në Kosovë që gjithashtu do të ndikojnë në rritje dhe në vitin e katërt do të shihet rezultati i parë i rritjes së kuadrove masivisht sipas nevojave të tregut si dhe do të ketë trefishim të eksporteve dhe luftimi i ekonomisë informale”, ka thënë Lluka, shkruan arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...