Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike edhe pas datës 15 maj, për të zhbllokuar situatën politike dhe për të siguruar stabilitetin institucional.
Ajo ka theksuar se është e domosdoshme që të gjithë të vendosin interesin shtetëror mbi çdo gjë tjetër, pasi moskonstituimi i Kuvendit rrezikon funksionimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës.
“Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh. Ne do të vazhdojmë diskutimet, varësisht nga zhvillimet e ditëve në vijim. Kjo mund të ndodhë në formatin e takimeve të deritanishme, apo në formate të tjera, përfshirë takime një nga një me liderët e partive”, ka thënë Osmani.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...