Miratohen pesë marrëveshjet ndërkombëtare

11:41 | 23 Korrik 2020
V. S.

Ishin grumbulluar dhe nuk kishin marr votat e nevojshme që nga qershori por sot  morën dritën e gjelbërit nga deputetët.

Janë këto pesë marrëveshjet ndërkombëtare që sot ne seancën plenare morën votat e mjaftueshme, raporton arbresh.info

Nëpër të gjitha këto marrëveshje që janë votuar ka pasur mbi 80 vota për, derisa, kësaj radhe kanë votuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Marrëveshjet e miratuara sot nga Kuvendi i Kosovës:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik 2020:

  1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
  5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/888945274922204/

Shpërndaje në rrjete sociale