Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit me Merkelin në Tiranë, ka thënë që do të vendoset masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan arbresh.info.
“Unë ju kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së dhe jo vetëm e ku kam renditur 11 shkeljet që po i bën Serbia me barriera sistematike dhe sporadike dhe po pres përgjigjet e tyre. Reciprociteti do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe – nuk ka barazi pa reciprocitet.”, tha Kurti.
“Me ministren tonë të Industrisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe doganat tona që në këtë pranverë do ta kenë drejtor të ri, po përgatitemi që ta zbatojmë me sukses atë, sepse asnjë qeveri e mëhershme nuk ka zbatuar reciprocitet. Ne, kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”./arbresh.info/
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...