Kryeministri, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimet e Qeverisë në lidhje me gastronominë dhe kufizimin e lëvizjes për një pjesë të qytetarëve.
“Me gastronomët Ministri i Shëndetësisë ka patur takime të një pas njëshme. Ndërsa vendimi për kufizim të lëvizjes vlen për personat mbi moshën 65 vjeçare”, është shprehur Hoti.
Sipas vendimeve të qeverisë “personave mbi moshën 65 vjeçare u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë orarit 6:00- 10:00 dhe 16:00-19:00. Jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore”.
Po ashtu, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës, u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 , përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take away).
Ai ka folur edhe në lidhje me mandatin e Gjykatës Speciale.
“Jo nuk i kam dërguar”, është shprehur Hoti, kur është pyetur në lidhje me dërgimin e komenteve në Gjykatën Kushtetuese sa i përket mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar./arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...