Qysh në ditën e parë të punës, Ministrit të Arsimit Ramë Likaj ju kërkuar që të interesohet më Këshillin e Cilësisë së Arsimit.
Ishte vetë deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu që kërkoj nga ministri të merret më këtë problem, raporton arbresh.info
Ajo tha se është shqetësuese që studentet po fitojnë bursa jashtë Kosovë por nuk po ju njehen diplomat pasi që në fakultetet ku kanë studiuar nuk kanë qenë të akredituara.
“ Ju uroj ditë të mbarë si Qeveri e re. Të nderuar koleg deputet jam e nderuar që sot Kuvendi po i kthehet normalitetit. Ky o vendi jonë dhe sot po fillojmë mbarë. Po i kthehem një teme jo pak të rëndësishme. Është një shqetësim i ngritur në Komisionin e Arsimit për Këshillin e Cilësisë së Arsimit. Me vullnet e kemi zgjedh këtë këshill. Por duhet të diskutojmë se çka po ndodh në KSHC. Unë s’dua të flas se çka ka ndodh pasi që rasti o në hetuesi por ka shqetësime për institucionet që presin të akreditohen programet. Ka shumë student që kanë fitua bursë më shkua jashtë por diplomat nuk vlejnë. Pra ky është shqetësimi im kush duhet të jetë përgjegjes, unë thërras Ministrin Likaj qysh ditën e parë që të bënë maksimumin dhe studentet mos të humbin bursat e tyre. Viti akademi ka fillua ndërsa shumë programe po presin akreditim”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959442731141300/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit