Ersen Hoda është 7 vjeçar nga Komuna e Gjakovës i cili ka probleme shëndetësore që nga lindja.
Humbje të vetëdijes në kohë të pacaktuara, probleme me frymëmarrje dhe lodhje të shpejtë janë vetëm disa nga problemet që përballet ai në këtë moshë të vogël.
Ngase kjo sëmundje nuk ka shërim në Kosovë, mjekët kanë konstatuar që ai duhet të shërohet jashtë vendit dhe për këtë I nevojiten rreth 200 mijë euro.
Babai i tij Blend Hoda, i cili është edhe i pa punë, në një intervistë për arbresh.info, rrëfen për problemet më të shpeshta që përballet I biri I tij.
“Djali Im është 7 vjeçar dhe ka sëmundjen e zemrës që nga zvogëlimi. Ka pasur një vrimë në zemër, por, vrima ju ka mbyllur. Gjatë jetës së përditshme kjo I paraqet probleme të ndryshme, si lodhje humbje vetëdije. Është në klasë të parë. Shumë shpesh humb vetëdijen edhe në shkollë. Shpesh, mësuesit e dërgojnë në spital.”, tha Hoda.
Ai thotë se operimi i birit të tij 7 vjeçar, kushton afërsisht 200 mijë euro.
Mjekët kanë thënë se duhet të operohet në zemër, ose nderimin e saj. Ky operim në Kosovë nuk po bëhet, vetëm jashtë vendit. Në bazë të mjekëve, 200 mijë euro I nevojiten për këtë operim në Amerikë.
Duke thënë se të afërmit e familjes Hoda, nuk mund t’i ndihmojnë të birit të tij për shkak të kushteve të rënda, Blendi tregon se për këtë ka kërkuar edhe ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Kemi provuar të kërkojmë ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, madje shkolla Mustafa Bakiu në Gjakovë, ka marrë dokumentet e djalit dhe I ka dërguar tek ministria. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ta. Nuk kemi ndihma nga askush të familjes, nuk marr as ndihmë sociale nga shteti ,madje as shtëpia ku banojmë nuk është e jona.”, shprehet ai.
Blend Hoda, kërkon nga të gjithë bamirësit që ti ndihmojnë për ta shpëtuar të birin e tij
“E kisha lutur ministrinë e Shëndetësisë, të pranojë këtë kërkesë që e kemi bërë, dhe I kisha lutur njerëzit bamirës të më ndihmojnë ta shpëtoj djalin. Ende është shumë I vogël. Çdo çast që kalon, është në të kundërtën e tij”, tha Hoda.
7 vjeçari E.H., tashmë pret mëshirën e bamirësve në mënyrë që t’i kthehet jetës normale ashtu si të gjithë moshatarët e tij./Alban Begolli/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/258219585536073/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë