“Audi” ka instaluar në program ilegal në automjetet e tij diesel për të mashtruar testet për ndotje në Gjermani dhe Evropë, deklaroi sot ministri gjerman i Transporteve, Alexander Dobrindt, përcjellë arbresh.
“Rreth 24 000 modele A8 dhe A7 të prodhuara mes vitit 2009 dhe 2013 me motorë diesel V6 dhe V8, nga të cilat 12 000 në Gjermani dhe 12 000 në Evropë, kanë përdorur këtë pajisje”, tha Dobrindt.
Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze, ka qenë për një kohë të gjatë në fokus të një serie ndërkombëtare hetimesh për skandalin e mashtrimit në testet për ndotje, që doli në shtator 2015 kur prodhesi partner i automjeteve, “Volkswagen”, që pranoi se ka bërë manipulime të testeve për rreth 11 milionë automjete në të gjithë botën.
Muaj më parë, hetuesit gjermanë filluan një hetim të gjerë në zyrat e “Audi”-t, duke u nisur nga dyshimet për mashtrim të lidhura me skandalin që preku grupin “Volkswagen”.

Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë