I lansuar pesë muaj më parë, Windows 10 tani posedon rreth 10% të tregut të pajisjeve Desktop, bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga kompania hulumtuese ‘Net Applications’. Kjo është një rritje prej vetëm 1% nga muaji nëntor, kur shpërndarja e platformës posedonte pikërisht 9%.
Windows 7 është ende sistemi më i famshëm operativ Windows me rreth 56% të tregut, transmeton arbresh.info. Windows 8.1 ka 10.3%, Windows 8 2.76%, dhe Windows XP me 10.97% të tregut. Ja vlen të përmendet që të gjitha versionet, përveç sistemit më të ri operativ, kanë pësuar rënie muajin e kaluar.
Në përgjithësi, Windows pretendon që ka 91.3% të tregut, 0.07 % më pak në krahasim me muajin nëntor. Sistemet e tjera operative si Mac dhe Linux kanë nga 7.02% dhe 1.66% të tregut./arbresh.info

Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...