Aplikacioni i mesazheve WhatsApp i Meta aktualisht ka mbi 3 miliardë përdorues mujorë, ka njoftuar CEO i Meta Mark Zuckerberg gjatë konferencës së rezultateve të tremujorit të parë të kompanisë.
Pas arritjes së 2 miliardë përdoruesve aktivë mujorë në vitin 2020, aplikacioni tani është ndër të paktët e përzgjedhur – përveç Facebook – për të kapërcyer kufirin prej 3 miliardë përdoruesish, përcjell Telegrafi.
Për shkak të bazës së tij të madhe të përdoruesve, WhatsApp është një biznes i madh për Metan, veçanërisht tani që kompania ka vendosur fokusin në qasjen ndaj Al.
Zuckerberg deklaroi se megjithëse WhatsApp i bën aftësitë e AI lehtësisht të aksesueshme, Meta-s i është dashur të miratojë një strategji tjetër për të inkurajuar përdorimin e produkteve të saj të AI në vende si SHBA, ku shumica e përdoruesve ende preferojnë t’i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit duke përdorur aplikacionet standarde të mesazheve në telefonat e tyre.
“Ne shpresojmë të bëhemi lider me kalimin e kohës, por ne jemi në një pozicion të ndryshëm atje sesa në shumicën e pjesës tjetër të botës në WhatsApp”, tha ai. /Telegrafi/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...