WhatsApp po sjell një opsion me anë të të cilit përdoruesit e iPhone mund të lidhin një adresë email me llogarinë e tyre.
Kjo është një alternativë për përdoruesit që mund të kenë probleme të përkohshme me marrjen e kodit 6-shifror përmes mesazhit.
Hyrja në aplikacion përmes numrit nuk do të ndryshojë sepse përditësimi është thjesht një formë shtesë për identifikimin. Kontaktet tuaja nuk do të mund ta shohin adresën e email.
Për ta aktivizuar, mjafton të hyni në Settings/Açount/Email Address. Që opsioni të shfaqet, duhet të keni të instaluar versionin e fundit të WhatsApp.
Aktualisht, opsioni është i disponueshëm vetëm për përdoruesit iOS. WhatsApp planifikon që të gjithë përdoruesit e tjerë, përfshirë ata Android të kenë akses në javët në vijim./tvklan.al
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...