Platforma popullore e mesazheve nga Meta, WhatsApp, së fundmi ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre.
Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to.
Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp.
Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij.
Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.
Tashmë WhatsApp tregon një shënim paralajmërues poshtë kontaktit të çdo numri të panjohur. Ky shënim pasohet nga opsionet për ta regjistruar, bllokuar, ose raportuar atë.
Bëhet e ditur se, WhatsApp së shpejti pritet të mbështesë edhe mesazhet ndër-platformë të cilat do të lejojnë shkëmbimin e mesazheve me përdoruesit e platformave tjera. /Telegrafi/
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua