Entuziasti i vozitjes, por që nuk e ndryshoi makinën prej që e bleu
Të voziturit e një milion miljeve, apo 1.6 milion kilometrave, nuk është diçka që nuk është dëgjuar më herët, derisa është shënuar nga një numër shoferësh me makinat e tyre klasike.
Në klubin e një milionë miljeve, ka hyrë edhe një shofer që njihet vetëm si Lorenzo nga Shtetet e Bashkuara, që voziti gjithë këto kilometra më një Porsche të rrallë, që e bleu në moshën 21-vjeçare.
Megjithëse e vozitë për 50 vite, Porsche 356-A, ka gjendje shumë të mirë, sepse ai kujdeset rregullisht për të në garazhin e tij.
Disa mund t’i bëjnë nga disa kilometra vetëm që t’i bëjnë disa fotografi në bregdet dhe të kthehet pasi të kenë qëndruar shumë pak. Lorenzo shkon jugu i Kalifornisë në skaj të veri, po të vizitojë eskimot në Alaskë apo Kanada.
“Më therët një shok në shtete tjetër, e marr një çantë dhe nisem për në rrugë. GJithnjë kaloj mirë, sa herë që jam me Porschen time. Në të gjithë botën e duan, iu pëlqen edhe eskimove” ka thënë Lorenzo.
Kjo histori është pëlqyer shumë, pasi vjen në kohën kur shumica e lajmeve për makina klasike, ka të bëjë me koleksione të shtrenjta dhe ankande me çmime enorme.
Në anën tjetër, këtu është një histori e këndshme, që do të vazhdojë, sepse Lorenzo dhe Porsche e tij janë në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...