Të gjitha platformat sociale duket të jenë bërë mjaftë aktive në fshirjen e postimeve, këtë herë, e ka radhën Twitter.
Twitter ka lajmëruar të mërkurën se që në fillimin e javës së ardhshme, ata do të modelojnë dhe në disa raste të fshijnë informacionet e rreme në lidhje me vaksinat e Covid-19, shkruan “CNBC”.
Twitter tha se ata specifikisht do të ndërmarrin aksion ndaj postimeve në lidhje me besëtytnitë se vaksina do të përdoret për të kontrolluar popullin.
Postimet që do të fshihen pa paralajmërim do të jenë gjithashtu postimet që proklamojnë se vaksina është e rreme dhe se virusi nuk është i vërtetë.
Kompania ka thënë gjithashtu se që në fillim të vitit 2021 do të vendos etiketime ose paralajmërime për postimet që japin informacione jashtë kontekstit dhe thashetheme në lidhje me vaksinat.
Kjo vjen pasi që Fackebook më herët gjatë këti muaji ka lajmëruar se do të filloj fshirjen e informatave të gabuara dhe të rreme në lidhje me vaksinën e koronavirus.
Kjo po bëhet në mënyrë që teoritë konspirative të mos përhapen dhe të mos dëmtojnë shëndetin publik duke i shtyrë njerëzit të mos duan të vaksinohen. /Lajmi.net/
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...