Gazeta ‘Sabah’ ka raportuar që Turqia mund të përballet me sulme të reja kibernetike në uebfaqet e institucioneve shtetërore.
Sipas raportit nga gazeta turke, krimi kibernetik kërcënon veçanërisht organet për zbatimin e ligjit të vendit, transmeton arbresh.info. Mbi 40.000 uebfaqe me domenin ‘tr’ kanë pësuar sulme kibernetike në dhjetë vitet e fundit.
Uebfaqet e Transportit të Turqisë, Ministrisë së Komunikacionit dhe Sistemin Qendror Notar ishin sulmuar më 24 dhjetor nga hakerë. Disa operator ishin suspenduar si rezultat i këtyre sulmeve.
Në dy javët e kaluara, uebfaqet turke kanë qenë nën sulme nga grupi i hakerëve Anonymous, i cili së fundmi i ka shpallur luftë kibernetike Turqisë./arbresh.info
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...