Microsoft, Facebook dhe gjiganti spanjoll Teleconica arritën një objektiv madhor kur thanë se kanë finalizuar një kabull optik nënujor nga Spanja në SHBA me kapacitet 160 terabit për sekondë.
Filiali i Telefonica, Telxius, ka finalizuar shtrirjen e kabllos të Microsoft dhe Facebook i cili shtrihet mbi 6,000 kilometër përmes Atlantikut nga Bilbao në Spanjë në bregdetin e Virginia në SHBA.
Microsoft thotë se kablloja është 16 milion herë më i shpejtë sesa internetin që ju keni në shtëpi dhe mund të përballojë transmetimin e 71 milion videove HD në të njëjtën kohë.
Kablli përmban tetë çifte fibrash optike. Ndërtimi i tij filloi në Gusht të 2016-ës dhe do të lidhet me qendrën e të dhënave 1.1 miliard dollarëshe të ndërtuar nga Microsoft në Virginia.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...