Google ADS

Titan X kartela grafike më e fuqishme në treg

09:03 | 8 Mars 2015
Arbresh Info

Titan X do të jetë kartela grafike më e fuqishme në treg, thotë Nvidia përderisa e paralajmëruan “titanin” në Game Developer Conference 2015 e cila u mbajt në San Francisko. Paralajmërimi i Titan X ishte pjesë e prezantimit në Epic Games, ndërsa sipas vërejtjes të z.Xyang nga Nvidia, patjetër është dashur ta bëjnë këtë për t’ju përgjigjur kërkesave të Tim Svini për ta shpëtuar Game Development Conference.

Titan X mund të trajtojë fotorealizma, filma, lojra, arkitekturë, dizajn industrial dhe realitet virtual. “Në këtë Game Developer Conference gjithçka sillet rreth realitetit virtual, aq shumë demo të mahnitshme, sa që për këtë arsye duhet një procesor grafik të fuqishëm dhe fantastik”, Verge sjell pjesë të fjalimit të z.Xyang, transmeton ItShqip.

Kartela Grafike Titan X vjen me 8 milionë transistorë dhe 12GB RAM. Më shumë informacione rreth Titan X mund të presim në ngjarjen e ardhëshme të GTC, që është paralajmëruar për 17 mars dhe do të zgjasë deri më 20 mars./ItShqip

Shpërndaje në rrjete sociale