TikTok do të përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh për dërgimin e të dhënave private të përdoruesve evropianë në Kinë.
Bloomberg raporton se Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili mbikëqyr operacionet e ByteDance, pronari i TikTok-ut në Evropë, mund të vendosë një gjobë para fundit të prillit.
Gjobën do ta shkaktonte një hetim katërvjeçar mbi mënyrën se si TikTok menaxhon të dhënat. Mendohet se është konkluduar se ByteDance ka shkelur ligjet evropiane për mbrojtjen e të dhënave duke dërguar të dhënat private të përdoruesve në Kinë, ku inxhinierët kishin qasje. Kina është e njohur për mbikëqyrjen e saj të gjerë teknologjike.
“TikTok pretendon se të dhënat e përdoruesve nga Bashkimi Evropian dërgohen në SHBA dhe jo në Kinë, megjithatë, ne kemi konkluduar se ka mundësi që inxhinierët që janë të ngarkuar me mbajtjen e teknologjisë AI në Kinë të kenë mundësi të kenë qasje në ato të dhëna”, ka deklaruar Helen Dixon, ish-komisionere irlandeze për mbrojtjen e të dhënave, në mars 2021, kur nisi hetimi.
Irlanda udhëheq hetimin sepse sipas ligjit, vendi ku ndodhen operacionet evropiane të kompanive mbikëqyr përputhshmërinë dhe zbatimin e tij. Selia evropiane e ByteDance është në Dublin, dhe Bloomberg raporton se data përfundimtare dhe shuma e gjobës nuk janë përcaktuar ende dhe mund të ndryshojnë.
Ky nuk është problemi i vetëm për ByteDance, pasi fati i TikTok-ut në SHBA “varet nga një fije” kablli. Afati për të gjetur një blerës skadon më 5 prill, dhe nëse nuk realizohet, TikTok rrezikon ndalimin në SHBA. Disa mundësi ekzistojnë, përfshirë Amazon.
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...