Një lajm i mirë na vjen nga WhatsApp.
Tashmë të gjithë do të keni mundësi që një mesazh të dërguar gabimisht ta fshini. Në dispozicion keni vetëm 7 minuta kohë, ose përndryshe do të jeni shumë vonë. “Delete message from everyone” është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët.
Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “this message was deleted (ky mesazh u fshi) në bisedën e marrësit. Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh, nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar.
Si mund ta fshini mesazhin?
Klikoni me mesazhin që dëshironi të fshini, shkoni në butonin “delete” dhe zgjidhni “Delete message from everyone”.
Shënim
Ky opsion i shumëdëshiruar mund të përdoret vetëm nga personat që kanë të shkarkuar versionin e fundit të “WhatsApp” për Android, iPhone ose Windows Phone./ SYRI.net/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...