Një student 18-vjeçar në New York ka hedhur në gjyqë kompaninë ‘Apple’, pasi ai u arrestua gabimisht duke u akuzuar se kishte vjedhur në një nga dyqanet e kësaj kompanie.
Studenti i quajtur Ousmane Bah pretendon se është arrestuar në shtëpinë e tij në Neë York në nëntorë pasi u ngatërrua nga sistemet që njohin fytyrat e njerëzve që dyshohen për vepra penale.
Bah ndër të tjera tha se kishte humbur më parë një kartë studenti, e cila mund të jetë përdorur nga grabitësit e vërtetë në dyqanet e Apple. Tashmë Bah kërkon nga ‘Apple’ 1 miliard dollar pasi pretendon se arrestimi e ka çuar në stres dhe vështirësi të tjera të rënda në jetën e tij.
Nga ana tjetër ‘Apple’ ka mohuar të ketë përdorur sistemin për njohjen e fytyrave për të identifikuar grabitësin.
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...