Njëri nga aplikacionet më të popullarizuara për chat në internet, Google Talk, i njohur si Gchat, i lansuar në vitin 2005, këtë vit shkon në histori.
Shërbimi për dërgimin e mesazheve Gchat, të cilin sipas vlerësimeve në botë e përdorin rreth 7,5 milionë njerëz, do të shuhet zyrtarisht më 26 qershor, njoftojnë nga Google. Të gjithë përdoruesit do të barten në platformën tjetër të Google, Hangouts. Tetë vjet pas lansimit të Gchat, është krijuar Hangouts, aplikacion i ri për chat, i cili përdoruesve iu mundëson, përveç tekstit, që të komunikojnë edhe përmes rrugës së porosive me zë dhe me video.
“Koha është që të përshëndetemi me Google Talk”, porositin nga Google.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...