Të gjithë e dinë se çdo shofer që ka një veturë të shpejtë, vozitë me agresivitet në rrugë.
Por a e keni ditur se edhe lloji i veturës mund të përcaktojë sjelljen tuaj në rrugë?
Kjo është ajo çfarë një studim zbuloi, pasi një sondazh gjeti se shoferët e BMW janë shoferët më të pasjellshëm në rrugë.
Një studim me rreth 2,000 shoferë, i kryer nga kanali televiziv Dave në Britani, gjeti se 56% e shoferëve që kanë një veturë gjermane BMW, janë të pasjellshëm në rrugë, transmeton Gazeta Express.
Shoferët e veturave Range Rover dolën të dytit në listën e shoferëve më të pasjellshëm me 48%, kurse shoferët e Audi dolën të tretit me 43%.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...