Në Consumer Electronics Shoë në janar, Samsung shfaqi televizorin e saj të ri Samsung Wall TV me diagonalen marramendëse prej 146 inç.
Televizori i ri i Samsung është një televizor modular që përbëhet nga shumë panele të ndryshme pa skaje që mund të vendosen së bashku për të krijuar një ekran të vetëm mbi 100 inç. Ndërsa modeli që tregoi Samsung në CES ka diagonalen me 146 inç.
TV modular nga Samsung është i përbërë nga panele microLED, secili prej paneleve ka dimensione prej 9,37 inç dhe ato janë të lidhura së bashku për të formuar një panel të vetëm. Samsung ka thënë se sapo panelet janë të lidhura së bashku, ai funksionon si një TV normal pa asnjë humbje në cilësinë e fotos.
Samsung tani ka zbuluar se TV i ri modular do të lansohet këtë gusht. Kompania nuk ka dhënë ndonjë hollësi se sa do të shitet kjo pajisje futuristike me dyqanet me pakicë.
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President