Samsung do të mbajë ngjarjen e radhës Unpacked në muajin shkurt, gjatë së cilës kompania pritet të prezantojë një linjë të re të telefonave Galaxy S22.
Gjatë njoftimit, TM Rot – President dhe CEO i Samsung Electronics theksoi se ne presim “pajisjen më të spikatur nga seria S, e krijuar ndonjëherë”.
Kjo është një shenjë e qartë se do të dalë një model, i cili do të zëvendësojë serinë Galaxy Note dhe do të ketë mbështetje për stilolapsin inteligjent Samsung S-Pen.
Samsung gjithashtu thekson modelin Galaxy S22 Ultra me fjalinë “Bëhuni gati për përvojën përfundimtare Ultra”.
Përdoruesit e Galaxy S21 Ultra tashmë mund të përdorin S-Pen, por stilolapsi nuk vendoset më në folenë e telefonit.
Ready to break the rules of what’s possible?
The new epic standard of smartphones is almost here, experience it soon. pic.twitter.com/WCJyDU8tF0— Samsung Mobile (@SamsungMobile) January 20, 2022
Në njoftimin zyrtar, Samsung përshkruan edhe përvojën në segmentin e kamerave, duke theksuar se përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë fotot dhe videot më të mira dhe më të ndritshme të natës që kanë bërë ndonjëherë në telefon. Gjatë ditës, ai do të shijojë fuqinë, shpejtësinë dhe mjetet e fotografimit.
Samsung nuk ka njoftuar datën zyrtare të lansimit të linjës Galaxy S22, por supozohet se do të jetë 8 shkurti. /Telegrafi/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00