Gjatë viteve të kaluara kemi parë se Samsung favorizon modelin Edge nga të gjithë telefonat e vet në krahasim me variantet me ekran të rrafshët.
Përdoruesit kanë preferuar ekranin e mbuluar dual-edge dhe ai ishte shitur jashtëzakonisht mirë.
Por, tash Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus vijnë me ekrane të mbuluara, andaj shtrohet pyetja se çfarë strategjie do të ketë tash Samsung?
Sipas raportimeve nga Koreja Jugore, kompania do të favorizojë modelin 5,8 inç në krahasim me variantin Plus me ekran 6,2 inç.
Kompania do të prodhojë 2,6 milionë njësi të telefonit Galaxy S8 dhe 2,1 milionë njësi të telefonit Galaxy S8 Plus. Dallimi më vonë duhet të rritet, andaj në prill Samsung duhet të prodhojë 4,5 milionë telefona Galaxy S8 dhe 3,3 milionë modele Plus. Prodhimi fillestar do të përbëhet nga 12,5 milionë telefona prej të cilëve 7,1 milionë do të jenë Galaxy S8.
Ndryshe, telefonat do të prezantohen më 29 mars./Arbresh.info/
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri
27-vjet nga rënia e komandant Mujë Krasniqi e 41 dëshmorëve
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, dy të v...
KQZ sot fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë