Autoritetet ruse nisën bllokimin e aplikacionit të mesazheve Telegram, i përdorur gjerësisht në vend si një mjet i sigurtë komunikimi.
Vendimi u mor nga rregullatori i medias pas përfundimit të ultimatumit të dhënë ndaj kompanisë për të dorëzuar çelësat e kriptimit të mesazheve, thënë ndryshe kodin që mundëson leximin e mesazheve nga palë të treta.
Agjencia ruse e lajmeve, Tass njofton se afati kohor ishte vendosur më 4 prill dhe autoritetet e kishin paralajmëruar kompaninë se pas kësaj date do të nisnin bllokimin e aplikacionit, përcjell Telegrafi.
Por, kompania u justifikua duke deklaruar se as ajo vetë nuk ka akses tek kodet kriptuese të mesazheve të klientëve, pasi kjo është mënyra sesi është ndërtuar dhe funksionon aplikacioni.
Kërkesa për të patur akses tek çelësat e çkodimit të mesazheve u bë nga agjencia ruse e inteligjencës, FSB me argumentin se i nevojiteshin për të parandaluar sulme terroriste të mundshme në vend. /Telegrafi/
Britania, Gjermania dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në fus...
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...