WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, ndaj duhet të punojë vazhdimisht për privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të tij, dhe funksioni i ri që ata po zhvillojnë e dëshmon këtë.
Bëhet fjalë për një veçori të integruar, që do të parandalojë këdo që të marrë një bëjë “screenshot” fotografinë e profilit tuaj në WhatsApp,
Aktualisht, është e mundur të fshihet fotografia e profilit tuaj kur zgjidhni Settings > Privacy > Profile Photo, dhe më pas keni opsionet: Everyone, Nobody dhe My contacts.
Megjithatë, në versionin Beta 2.24.4.25, fotografimi i fotografisë së profilit është i ndaluar. Siç u tha, kjo ka ende dobësitë e saj, pasi është e mundur të ruhet imazhi përmes versionit desktop të aplikacionit, domethënë kjo është e kufizuar vetëm në versionin celular të WhatsApp.
Ky duket të jetë i pari ndër aplikacionet më të njohura të mesazheve që ndalon “screenshot-in” e fotografive të profilit.
Zakonisht, Telegram udhëheq rrugën në inovacionet e lidhura me privatësinë, por ky lloj veprimi nuk është i ndaluar as atje.
Gjithashtu, nuk dihet saktësisht se kur do të arrijë ky funksion globalisht sepse tani për tani është i disponueshëm vetëm për versionin Beta dhe atë për përdorues të caktuar, por sigurisht që është një shtesë e mirëpritur për sigurinë e zgjeruar. /Telegrafi
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...