ByteDance, kompania që ka në pronësi TikTok-un, është më e fundit që po shqyrton hyrjen në tregun e syzeve inteligjente.
Sipas raportimeve më të fundit, ByteDance po punon aktivisht në zhvillimin e syzeve të veta për realitet të përzier (mixed reality), të cilat mund të konkurojnë me produktet AR/VR të kompanisë Meta.
Zhvillimi i këtyre syzeve po realizohet përmes kompanisë startup të ByteDance-it, Pico, e njohur tashmë për pajisjen VR Pico 4.
Pajisja e re pritet të jetë kompakte dhe e lehtë, me dizajn të ngjashëm me syzet e zakonshme, çka tregon se ByteDance synon të ofrojë një përvojë më të rehatshme dhe të përditshme në fushën e AR/VR.
Nëse këto plane konkretizohen, ByteDance do të hynte drejtpërdrejt në garë teknologjike me pajisje të njohura si Meta Quest, Snap Spectacles, dhe Apple Vision Pro, duke treguar ambicien e saj për t’u bërë një lojtar serioz në sektorin e realitetit të shtuar dhe virtual. /Telegrafi/
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe