Prezantohet Jeep Recon

22:36 | 23 Dhjetor 2025
Q L

Pas prezantimit të Jeep Avenger, shumë u pyesin nëse ai është vërtet një Jeep i vërtetë, sidomos sepse modeli më i vogël ende ofrohet me motorë hibrid dhe benzinë.

Por së shpejti vjen një model i ri që do të jetë ekskluzivisht elektrik dhe që që në shikim të parë nuk lë dyshime për trashëgiminë në terren. Bëhet fjalë për modelin Recon, të njohur mirë mes adhuruesve të markës.

Nuk ka ende informacione zyrtare për çmimet. Prodhimi pritet të fillojë në sektorin e parë të vitit 2026 dhe dorëzimet e para në SHBA dhe Kanada planifikohen për atë periudhë. Blerësit evropianë do të kenë për të pritur më gjatë – deri në fund të vitit 2026 për të parë Recon në kontinentin e vjetër. Sipas vlerësimeve, ai mund të kushtojë dukshëm më shumë se Wrangler‑i bazë (i cili fillon nga rreth 70900 euro), dhe mund të shkojë rreth 80mijë euro ose edhe më shumë.

Megjithëse shpesh krahasohet me Wranglerin, pjesa e përparme e Reconit duket më shumë e lidhur me modelet Avenger dhe Compass për shkak të vijës karakteristike të dritave. Lidhja me Wranglerin bëhet e dukshme kur i shikon derrat që mund të hiqen, po ashtu edhe xhamat e pasmë anësorë që hiqen pa mjete – një tipar klasik Jeep për aventurat në natyrë.

Jeep Recon është ndërtuar mbi një platformë të re me dy motorë elektrikë – një për secilën bosht, që siguron fuqi në të katër rrotat. Sipas prodhuesit, makina mund të nxjerrë deri në 650 kuaj/fuqi dhe 840 Nm moment rrotullimi, çka i mundëson 0–100 km/h në vetëm rreth 3.6 sekonda. Të dhënat zyrtare për autonominë nuk janë publikuar ende, por vlerësohet që të jetë afërsisht rreth 450 km, varësisht nga versioni. Recon vjen me diferencial elektronik të kyçur, që ndihmon në kapërcimin e pengesave më të rënda të terrenit, dhe sistemi i drejtimit ka edhe një modalitet të dedikuar për terrenet shumë të vështira

Brenda, Recon vjen me një ekran të madh 14,5 inç, dhe kabina përdor një kombinim modern të materialeve dhe një dizajn që synon funksionalitetin për aventurat. Gjithashtu, pragu i ngarkesës është i bollshëm – deri në 1866 l hapësirë me ulëset mbrapa të palosura, dhe një “frunk” (hapësirë nën kapakun e motorit) prej 84 l për ruajtje të vegjël. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale