Mbrojtja e rendit në këtë destinacion turistik, do të bëhet me shumë stil.
Polcia e Dubait është e njohur për shfrytëzimin e disa prej veturave më të mira, nga Lamborghini Aventador deri te Ferrari FF, transmeton Telegrafi.
Në mesin e këtyre makinave luksoze dhe të shpejta, do të përdoret edhe Tesla Cybertruck, për të cilën tashmë janë bërë porositë.
“Hapësirat kryesore në Dubai, që janë destinacion i turistëve, do të mirëmbahen me Tesla Cybertruck, kur kjo makinë të jetë lansuar”, është thënë në raportin e forcave të rendit.
Derisa kjo makinë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.9 sekonda, pritet të jetë shumë efikase, nëse ka ndonjë ndjekje nëpër rrugë.
Vetëm se nuk pritet të tregojë sukses, nëse dikush provon që ta godasë me sfera të forta në xhama, sepse nuk do të pësonte mirë.
شرطة دبي – 2020 – Dubai Police #CyberTruck pic.twitter.com/V9rMPLgjS4
— Dubai Policeشرطة دبي (@DubaiPoliceHQ) November 26, 2019
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia jep detaje
Tirana qendër e diplomacisë rajonale, të hënën zhvillohet Mi...
Vinicius ka një kërkesë të fundit për Real Madridin para se ...
Sulmi ndaj senatorëve amerikanë, Trump: Një dhunë kaq e tmer...
Prezantohet kandidati i LDK-së në garën për Deçanin
Gucati: Po përgatisim një draft-dokument për shuarjen e Spec...