Steam, platforma e famshme e lojërave online, momentalisht është duke përjetuar probleme të paspecifikuara që mund të rrezikojnë miliona informacione private të përdoruesve.
Një shkelje apo mosfunksionim thuhet se ka ndodhur të premten që ka bërë përdoruesit të kenë qasje në llogaritë e njerëzve të huaj sikurse janë adresa e shtëpisë, numrat e kartës së kreditit dhe ka vënë informacione të tjera në rrezik, transmeton arbresh.info.
Në një përgjigje ndaj shkeljes, shkruan arbresh.info, Valve Corporation me sa duket ka mbyllur tregun online. Kur tenton të futesh në këtë platformë paraqitet një mesazh se ka ndodhur një gabim.
Miliona përdorues, raporton Kotaku në mbarë botën u regjistruan në Steam në ditën e Krishtlindjeve vetëm për ta kuptuar se faqja e tyre ishte e shkruar në disa gjuhë të huaja./arbresh.info
S’ka më toka të zëna – Rama njofton reformë të re ligjore
Parlamenti Europian miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spirop...
Deputeti i LDK-së reagon ndaj VV-së: “Qetësohuni se i keni b...
Barcelona ka 50 milionë euro në tavolinë për Ferran Torres, ...
Gruda për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan: Në emër të PDK-së ...
Çmimet e bakrit prekin nivele rekord pas tarifave të Donald ...