Një veturë sportive “Chevrolet Corvette” prodhim i vitit 1963, është zbuluar rastësisht pasi kishte qëndruar i parkuar për afro gjysmë shekulli (45 vite).
Shitësi i veturave klasike nga Uashingtoni, ka deklaruar se rastësisht e kishte gjetur të mbuluar me mbeturina derisa po kërkonte një veturë tjetër, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë është e pajisur me motor prej 300 kuaj fuqi, me transmision automatik dhe dritaret origjinale. Ngjyrën origjinale e kishte të hirtë, ndërsa blerësi i parë e kishte lyer me të gjelbër.

Shitësi i veturave klasike pretendon se ka arritur ta ndez motorin, por se nevojitet shumë kohë dhe punë që të jetë plotësisht funksional.

Në ueb-faqen eBay është nxjerrë në shitje, kurse ekspertët mendojnë se edhe përkundër investimit të madh që nevojitet që të jetë funksionale, vetura mund të shitet për 150 mijë dollarë. /Telegrafi/



Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...