Është bërë e ditur se Samsung ka prezantuar në San Francisco celularin e ri të palosshëm , i quajtur Galaxy Z Flip.
Po ashtu, smartfoni i ri me madhësi 6.7-inch, bëhet sa gjysma e madhësisë kur paloset dhe është i pajisur dhe më një ekran të vogël drejtkëndor, i cili të njofton për thirrjet dhe mesazhet.
Kësaj radhe Galaxy Z Flip vjen me tre ngjyra, rozë, i zi dhe gold, dhe në tre variante të cilat përcaktojnë.
Kështu, smartfoni 6.2-inch S20 kushton 999.99 dollarë, 6.7 inch S20+ që fillon nga 1199.99 dollarë dhe ai 6.9-inch S20 Ultra që ka si çmim fillestar 1399.99 dollarë.
“Ky nuk është një smartfon i zakonshëm. Ai ndryshon gjithçka” deklaroi shefja e marketingut të Samsung për Britaninë e Madhe, Rebecca Hirst ndërsa prezantonte telefonin e ri.

Nga ana tjetër, kompania jugkoreane teknologjike, Samsung, ka prezantuar telefonin më të ri Galaxy S20.
Thuhet se ky model fundit ofron tri opsione: S20, S20+ dhe S20 Ultra, që ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre personave të apasionuar pas markës.
Por, ajo çfarë po cilësohet si revolucion teknologjik është kamera e avancuar, që në gjuhën e teknologjisë informative përdoret si “zoom in” (afrim).

Gjithashtu duhet theksuar se zyrtarë të kësaj kompanie pretendojnë se prodhimi i këtij telefoni ka sjellë inovacione të shumta, e ndër to është edhe zoom in x100 që ndihmon dallimin e gjësendeve të ndryshme që janë larg dhe nuk mund të afrohen për t’i parë më mirë.
Çmimi i cili është etiketuar ndaj modelit standard fillon nga një mijë dollar.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...