Google ADS

Vitin e kaluar një britanik pesëvjeçar bëhet eksperti më i ri i Microsoftit

16:19 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Britaniku pesë vjeçar Ajan Kureshi (Ayan Qureshi) është bërë eksperti më i ri i informatikës i kompanisë Microsoft, njoftoi televizioni britanik BBC.

Kureshi, i cili ka saktësisht 5 vjet e 11 muaj, e ka dhënë me suskes provimin e kompanisë dhe e ka marrë certifikatën profesionale “Microsoft Certified Professional”, me të cilët dëshmohen “aftësitë në fushën e informatikës dhe zhvillimit të teknologjisë”.

Këtë provim, zakonisht, e japin të rinjtë para ose pas mbarimit të fakultetit.

Vogëlushi Ajan, i cili ë_78992754_photoshtë me prejardhje nga Pakistani, ka deklaruar për televizionin BBC se testi i provimit “ishte i vështirë, por edhe argëtues”

Ajani i kishte mësuar të fshehtat e programimit, qysh kur ishte 3 vjeç, nga babai i tij, i cili merret gjithashtu me programim.

Ky fëmijë jashtëzakonisht i talentuar e ka krijuar në shtëpinë e tij një “laborator të vërtetë programimi”, ku kalon nga dy orë në ditë, duke instaluar programe dhe duke studjuar sistemin operativ të kompjuterit.

Ajan ka thënë se ai dëshiron të krijojë versionin britanik të “Luginës së Silikonit”, të cilën do ta emërtojë “E-Valley”./r.m

Shpërndaje në rrjete sociale