Formati katror i fotografive në instagram ka ndërruar mënyrën se si njerëzit po bëjnë fotografi. Por kjo shumë shpejt do të ndryshojë.
Duke filluar nga sot, përdoruesit e Instagramit do ta kenë mundësinë për të ngarkuar fotografi dhe video edhe në formatin portret dhe peizazh, duke iu shmangur rregullës 1×1.
“Formati katrot ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pjesë e asaj që ne jemi.”- thuhet në komunikatën e lëshuar nga rrjeti sociale.
“Megjithatë, tregimi të cilin doni ta tregoni vjen në rend të parë dhe ne duam ta bëjmë më të lehtë dhe më të mirë për ju t’i ndani momentet ashtu siç do të dëshironi ju.”- thuhet më tej në komunikatë.
Kompania e cila është nën ombrellën e Facebook-ut arsyeton se ky vendim vjen pas kërkesave të shumë përdoruesve për më shumë fleksibilitet./arbresh.info
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...