Netflix ka nisur testimin e një mjeti të ri kërkimi të ndihmuar nga OpenAI që do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë filma dhe seriale. Sipas Bloomberg, transmetuesi gjigant u ka mundësuar disa përdoruesve të përzgjedhur në Australi dhe Zelandën e Re që të provojnë opsionin.
Përmes tij ata mund të kërkojnë me terma të tjerë përveç titullit të serialit, emrin e një aktori apo zhanri. Bloomberg raporton se mund të kërkojnë përmbajtje duke përdorur terma më konkretë si gjendja e tyre emocionale.
Nëse kërkoni “trishtim” do të dalin seriale dramatike dhe duke qenë se merr pjesë Inteligjenca Artificiale (IA), përdoruesit mund të kërkojnë në gjuhën e tyre.
Netflix e përdor IA për të mësuar preferencat e përdoruesit duke u bazuar te filmat apo serialet që ai sheh. Tani po kërkon ta zgjerojë spektrin e vet.
Netflix planfiikon që ta testojë mjetin në fjalë në më shumë tregje, duke përfshirë SHBA-të. Kompania zakonisht i prezanton risitë për përdoruesit Android e më pas iOS. Por këtë herë ka ndodhur e kundërta dhe nuk dihet nëse në testet e tjera do të mund të provohet edhe nga përdoruesit e Android./tvklan.al