Duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë, se Bloetooth nuk është mik i juaji.
Megjithëse ndihmon shumë që të lidhë pajisjen të ndryshme, kryesisht ato bazë me kufje, printer apo pjesë të grupeve të treta, por nuk di t’i ruajë sekretet, transmeton Telegrafi.
Njohësit e sigurisë, kanë bërë të ditur se jo vetëm që nëpërmjet Bluetooth hakerët mund të ndërhyjnë në të dhënat personale, por edhe t’i vjedhin ato.
“Duke qëndruar në afërsi të një Bluetooth të aktivizuar, hakerët mund të kontrollojnë të dhënat e dikujt, si dhe t’i vjedhin” është thënë lidhur me studimin.
Universiteti i Teknologjisë dhe Dizajnit në Singapor dhe Universiteti i Oksfordit, kanë testuar me sukses sistemin që lejon të ndërhyhet në këtë sistem, por vetëm nëse qëndrohet pranë.
Lajmi i mirë është që nga largësia nuk mund të ndërhyhet, ndërsa parandalimi mund të bëhet duke ndërprerë Bluetoothin në hapësira publike.
Shumë kompani, janë njoftuar me këtë mundësi të Bluetooth dhe kanë thënë se do të punojnë që ta parandalojnë, për më shumë siguri dhe qasje më të mirë.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...