Presidenti rus, Vladimir Putin miratoi sot një ligj, i cili ndalon shitjen në Rusi të telefonave inteligjentë ose kompjuterave, nëse nuk janë të pajisur me programe ose aplikacione ruse të parainstaluara.
Ligji saktëson se qeveria do të krijojë një listë të pajisjeve që do të përfshihen në këtë ligj, si edhe një listë të aplikacioneve që do të duhet të parainstalohen nga prodhuesit.

Në Rusi, ky ligj i diskutueshëm është quajtur “ligji kundër Apple”, duke qenë se prodhuesi amerikan ka refuzuar gjithmonë të parainstalojë në pajisjet e tij aplikacione të tjera, që nuk janë aplikacionet e tij.
Ligji, i cili do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2020, është paraqitur nga autoritetet si një mjet për të promovuar kompanitë e teknologjisë së vendit kundrejt konkurrencës së huaj./atsh/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...